Fotogaleri – kur nje galopper del ne pension

 
Në botën e kuajve, galopper/gjakpaster shpesh janë etiketuar si të çmendur ose të padisiplinuar. Edhe kampionët e mëparshëm që kan pasur sukses mbasi mbarojn karierën e garave  shiten për jo shumë më tepër se çmimi i mishit. 
 
Jashtë vendit kuaj te till që shpesh barazohen me kuaj të pavlefshem,  ritrajnohen në mënyrë që të shiten më mirë si kalë të kohës së lirë.
 
Por trainimi i kuajve galopper ne nje kal të kohës së lirë nuk është aspak e thjeshtë: shpesh kuajt vuajnë nga kufizimi i rripit ose nën komandon e galopit kuptojn një start me shpejtësi të një katapulte, siç e kan mësuar në fillimet e garave.
 
Leksioni më i vështir në fillim të trainimit është ecja e ngadaltë sepse ex-galopper vetëm din të ngasin vrap me shpejtësi të lartë. Sidomos kur afër tyre kaleron edhe një kal tjetër, një galopper gjithmon dotë kërkoj të dali i pari dhe për kalorsin gjëja më me rëndesi është të qëndrojë disi në kalë sepse nëse bie, kali nuk do të ndalet më. 
 
Mbasi një ex-galopper është larguar nga stallat e garave është mirë që ditët/javët e para ti kaloj në një livadh të rrethuar sëbashku me kuaj tjer, sepse një ex-galoper as nuk e dinë se mund të rrij me kuaj të tjerë. Një galopper jetonë gjith jetën e garave në izolim.
 
Nga ana tjetër ex-galopper jan sportista të fortë dhe kan shum muskula nga trainimi i përditshëm për gara prandaj nuk mund të rrin pa levizur/stervitur por kalorsi duhet të kuptoj se një ex-galopper njeh vetëm hipodrume me pista 2000m dhe nuk mund të kalerohet në një pistë të vogel të paktën në fillim. Trainimi i një galopper në një kal të kohës së lir mund te sgjasin deri në 6 muaj. 
 
(Quelle: www.pferderevue.at)

 

 

Fotogaleri – Vrapimi i Kuajve Opoje 28 Prill 2018 – Organizues Klubi i Kuajve Liridona

« 1 von 8 »

Fotogaleri – Lojrat Olimpike Ballkanike – Hipodrumkomplex Shtator 2017

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, Hipodrum Kompleks organizoj garen e kalerimit „Lojërat Olimpike Ballkanike“ me dt. 30 Shtator 2017 ne Shiroke te Suharekes. Kaloresit nga Kosova, Shqiperia dhe Maqedonia kallxuan talentin e tyre ne garen e pengesave dhe krahasuan shpejtesine e kuajve gjat gares se shpejcise. Per shikuesit kaloresit me veshje tradicjonale ben nje parade gjat te ciles i conin kuajt ne shah.  Te gjith eventin e shoqeroj me musik ne grup me daulle.

Shiko galerin e fotove nga ky event i mbrekullueshem.

« 1 von 8 »

Fotot e stervitjes para gars – 24 Mai 2017 Velipoje

Me 24 Mai 2017 disa garues u mlodhen ne plazhin e Velipojes per tu stervitur dhe pergatitur per garen e qendreses me kuaj 20 km. Ketu mund te shikoni disa foto te kalorsve dhe kuajve gjat stervitjes si dhe foto te trainerave Sokol Kajoshi dhe Arben Cama. Ne Velipoje erdhen dhe gazetar dhe kameramen te bashkise qe intervistuan traineret. 

Kujdesi ndaj kuajve – gara e qendreses me kuaj 20km – 28 Mai 2017 Velipoje

Gara e qendreses me kuaj 20km u shvillua per here te dyt ne plazhin e Velipojes ku 24 garues dhe 6 ekipe moren pjese. Shqiperia eshte akoma ne hapat e para te ushtrimit te ksaj gare prandaj gara u fillua me 20km, sepse theksi i ksaj gare nuk eshte shpejtesia ose rrezultati por kerkohet dashamirsia dhe rrespekti qi njeriu shpreh ndaj kalit per mos te kaluar limitin e shendetesis se kalit.  Synimi i organizatorve mbetet qe kete gar ta perhapin ne gjith Shqiperin dhe te rikthejn hipizmin si tradit. 

Rrezultatet e gares:

  1. Klubi HHHH Kalorsi HHHH Kali HHHH Koha HHHH Pulsi HHHH
  2. Klubi HHHH Kalorsi HHHH Kali HHHH Koha HHHH Pulsi HHHH
  3. Klubi HHHH Kalorsi HHHH Kali HHHH Koha HHHH Pulsi HHHH

etj.

Rrezultatet e grupit nen 18 vjec:

  1. Klubi HHHH Kalorsi HHHH Kali HHHH Koha HHHH Pulsi HHHH
  2. Klubi HHHH Kalorsi HHHH Kali HHHH Koha HHHH Pulsi HHHH
  3. Klubi HHHH Kalorsi HHHH Kali HHHH Koha HHHH Pulsi HHHH

etj.