Fotogaleri – Nje xhiro ndryshe

Një xhiro ndryshe!

Shohim e njohim një rini që manipulohet nga një media e sëmurë, nga rrjete të pasigurta, fajësojmë drogën apo dhe këngëtarët e pakulturuar. Ne dhe ata ku dallojm?! Parë nga një perspektivë e çuditshme mbase, të gjithë jemi në ndjekje të një rrahje zemre më larg. Keni provuar të keni një mik të cilit i besoni jo çdo sekret, po çdo qelizë e kockë të brishtë tuajën? Provojeni, mbase zogjtë do cicërojnë më ëmbël dhe meridiani i Grenuiçit do anojë drejt jush. Mbase-mbase, dielli do ndriçojë më ngrohtësisht…

Kur mendojmë për xhiro, ne si shqiptarë, priremi që mendjen ta çojmë menjëherë tek makina. Kryeqytetasit e zënë, shpeshherë tek stacioni i autobuzit i rradhës. Ama, shkodranët , tek biçikleta dhe goma e shfryrë. 

Xhiroja e kalorësve në Shkodër nuk kishte nevojë për naftë, për të shkoqura apo për një vizitë tek biçiklisti i lagjes. Kërkonte guxim, durim dhe dedikim! Këtë na e shpalosën me parakalimin e tyre. Asfalti përvëlues ishte vetëm një nga pengesat e kaluara me sukses! Ne i bënim hije diellit që ata i piqte. Ne ndiqnim me sy, ata me trok. Ne hidhnim hapa e ata… Tundje në horizont! 

Hapin e ndalën në qendër të Shirokës, mes flladit të liqenit e ‘numërimit’ të hamshorëve. Kalorësit sapo kishin ndalur, por adrenalina e vizitorëve mori drejtim të kundërt. Mjaftonte një hap i kuajve që ne, amatorët të alarmoheshim. Thonë që irisi i kalit ka efekt zmadhues, e rrjedhimisht ata duhen të kenë frikë nga ne që i afrohemi, po një lëvizje e pallogaritur prej tyre dhe ja, irisi njerëzor humbte aty, ku iknin me vrap vizitorët. Ishte për të qeshur po edhe për të qarë. Një qytet si Shkodra, djepi i kulturës, siç edhe e etiketojnë, pa pikë kulture në fushën e hipizmit. Nuk mendoni se ka ardhur koha që kjo të ndryshojë?! 

Arjan Ferracaku ishte edhe nismëtar i kësaj ‘xhiro ndryshe’. Emrin e tij besoj mund ta keni hasur së fundmi. Për arsyet e gabuara, në ngjyrë të zezë, një tjetër ditë, tjetër rubrikë… Lajmet e rënda, ‘mafia’, Shkodra-Palermo mund t’ju kenë goditur lehtësisht por një kalorës nuk është mafia, ashtu si një kalë nuk është veç biznes. Shpresojme qe edhe ju të shihni anën tjetër të medaljes, atë që ndriçon fort, ta kujtoni Arjanin si një njeri me vlera, që i ofroi diçka qytetit tonë, që u përpoq pak më shumë, që mbase edhe inspiroi një tjetër shpirt.

(Falenderojm autorin anonym te artikullit) 

« 1 von 3 »

 

Shikon edhe vidjon e ALBDREAMS TV me gazetaren Kozeta Bruci

ALBDREAMS TV

ALBDREAMS TV – "ALBANIAN COWBOYS në mes atyre që i duan kuajt dhe hipizmin" emision interesant nga Kozeta BRUÇI -Drejtuese emisionit "ME SHTEGTARET"…ADTV Michigan SHBA

Gepostet von Rush Dragu am Dienstag, 12. Juni 2018