Fotogaleri – kur nje galopper del ne pension

 
Në botën e kuajve, galopper/gjakpaster shpesh janë etiketuar si të çmendur ose të padisiplinuar. Edhe kampionët e mëparshëm që kan pasur sukses mbasi mbarojn karierën e garave  shiten për jo shumë më tepër se çmimi i mishit. 
 
Jashtë vendit kuaj te till që shpesh barazohen me kuaj të pavlefshem,  ritrajnohen në mënyrë që të shiten më mirë si kalë të kohës së lirë.
 
Por trainimi i kuajve galopper ne nje kal të kohës së lirë nuk është aspak e thjeshtë: shpesh kuajt vuajnë nga kufizimi i rripit ose nën komandon e galopit kuptojn një start me shpejtësi të një katapulte, siç e kan mësuar në fillimet e garave.
 
Leksioni më i vështir në fillim të trainimit është ecja e ngadaltë sepse ex-galopper vetëm din të ngasin vrap me shpejtësi të lartë. Sidomos kur afër tyre kaleron edhe një kal tjetër, një galopper gjithmon dotë kërkoj të dali i pari dhe për kalorsin gjëja më me rëndesi është të qëndrojë disi në kalë sepse nëse bie, kali nuk do të ndalet më. 
 
Mbasi një ex-galopper është larguar nga stallat e garave është mirë që ditët/javët e para ti kaloj në një livadh të rrethuar sëbashku me kuaj tjer, sepse një ex-galoper as nuk e dinë se mund të rrij me kuaj të tjerë. Një galopper jetonë gjith jetën e garave në izolim.
 
Nga ana tjetër ex-galopper jan sportista të fortë dhe kan shum muskula nga trainimi i përditshëm për gara prandaj nuk mund të rrin pa levizur/stervitur por kalorsi duhet të kuptoj se një ex-galopper njeh vetëm hipodrume me pista 2000m dhe nuk mund të kalerohet në një pistë të vogel të paktën në fillim. Trainimi i një galopper në një kal të kohës së lir mund te sgjasin deri në 6 muaj. 
 
(Quelle: www.pferderevue.at)